Zjarri shkrumbon rezidencën e Massachusetts-it, dikur në pronësi të pasardhësit të Presidentit të ShBA-ve John Adams

Amerika

Zjarri shkrumbon rezidencën e Massachusetts-it, dikur në pronësi të pasardhësit të Presidentit të ShBA-ve John Adams

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 20:18
Pamje nga zjarri

Një rezidencë në Massachusetts, që dikur ishte shtëpia e një pasardhësi të dy presidentëve amerikanë u shkatërrua në një zjarr të Premten.

Charles Francis Adams III zotëronte pronën e Concord deri në vitin 1952, sipas Massachusetts Land Records. Adams ishte nipi i John Quincy Adams, Presidenti i gjashtë i SHBA dhe stërnipi i John Adams, presidenti i dytë i vendit.

Shefi I shërbimit të zjarrëfikëseve, Concord Thomas Judge tha në një njoftim për shtyp të Shtunën se departamenti iu përgjigj zjarrit pasi mori një telefonatë të Premten në 9:37 nga një kujdestar në residencë.

Zjarrfikësit filluan punën për lokalizimin e flakëve në katin e parë, por zjarri i rëndë brenda shtëpisë detyroi ekuipazhet për të marrë forca të tjera.

Zjarrfikësit ndihmuan në shuarjen e flakëve për  gati gjashtë orë dhe më pas filluan të punonin për prishjen e ndërtesës.

Shtëpia 6.500 metra katrorë ishte përfshirë në flakë ndërsa zjarrfikësit luftuan për ta sjellë atë nën kontroll.

Shkaku i ngjarjes ende nuk dihet, por pritet hetimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat