Avokati i Trumpit: Do të bëja gjithçka ta nxirrja presidentin e pafajshëm

Amerika

Avokati i Trumpit: Do të bëja gjithçka ta nxirrja presidentin e pafajshëm

Më: 2 janar 2020 Në ora: 00:03
Avokati i Trumpit

“Do të dëshmoja. Do të jepja leksione, do të jepja përmbledhje faktesh”, tha Giuliani, ndërsa mbrriti të martën në darkë me kravatë të zezë në festën e Vitit të Ri në pronën e Presidentit Trump në Florida.

Giuliani, ish kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut dhe mik i ngushtë prej një kohe të gjatë Presidentin Trump, nuk pritet të jetë një nga avokatët e tij që do ta mbrojnë në një gjykim të Senatit, që ende nuk është planifikuar, me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipillone, që ka gjasa të jetë avokati kryesor i Trumpit, shkruan VOA.

Avokati Giuliani është një figurë kryesore në presionin ndaj Ukrainës për të nisur hetimet për të përfituar politikisht Trump-i.

Trump përballet me dy akuza të fajësimit të miratuara muajin e kaluar nga shumica e ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët ndërsa republikanët i kundërshtuan ato njëzëri. Trump akuzohet se ka abuzuar me pushtetin duke i bërë trysni Kievit për të hapur një hetim ndaj një prej sfiduesve të tij më të mirë demokratë në vitin 2020, ish-nënpresidentin Joe Biden dhe akuzën e pengimit të Kongresit në hetimin për veprimet e tij të lidhura me Ukrainën.

Dëshmia e Giuliani, nëse ndodh ndonjëherë, mund të jetë informuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat