Faqja pornografike detyrohet t’ua paguajë 12.7 milionë dollarë grave që ua publikoi videot

Amerika

Faqja pornografike detyrohet t’ua paguajë 12.7 milionë dollarë grave që ua publikoi videot

Më: 4 janar 2020 Në ora: 09:40
Ilustrim

Një gjykatë amerikane ka vendosur që 22 gra duhet të dëmshpërblehen me 12.7 milionë dollarë nga pronarët e një faqeje pornografike për shkak të publikimit të materialit pa pëlqimin e tyre.

Gratë ishin mashtruar dhe ishin përfshirë në një skemë të madhe të videove për të rritur. Disa prej tyre kishin rënë në gjendje depresioni dhe kishin shfaqur shenja të prirjes për vetëvrasje pasi kishin kuptuar se videot e tyre janë publikuar në njërën prej faqeve më të mëdha pornografike në botë.

Në një gjykatë të lartë në San Diego u dëgjuan dëshmitë e grave që ishin viktimë e këtij mashtrimi. Faqja e themeluar në vitin 2006 menaxhohet nga shtetasi i Zelandës së Re, Michael Pratt.

Fillimisht, gratë kishin aplikuar në një konkurs bukurie, ndërsa më vonë kishin marrë ofertë nga disa gra të tjera për të luajtur në filma pornografikë, por ato i kishin siguruar se pamjet kurrë nuk do të dilnin në internet.

Atyre u ishte thënë se filmat do të shiten në CD te blerësit e pasur në shtete të tjera, përfshirë Australinë dhe Zelandën e Re.

Megjithatë, filmat ishin ngarkuar në disa prej faqeve më të vizituara në kësaj industrie dhe ishin shikuar më shumë se një miliard herë. Disa persona anonimë ua kishin dërguar linqet e këtyre videove familjeve dhe miqve të grave, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat