Trump: Sulmi me dron ishte për të ndaluar një luftë

Amerika

Trump: Sulmi me dron ishte për të ndaluar një luftë

Më: 4 janar 2020 Në ora: 10:51
Presidenti Donald Trump gjatë konferencës në Florida

Mijëra njerëz janë mbledhur në Bagdad më 4 janar, para ceremonisë së varrimit të gjeneralit të vrarë iranian nga sulmet ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara në ditë më parë, pranë aeroportit të Bagdadit, ngjarje kjo që ka përshkallëzuar situatën në rajon. Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për këtë sulm, duke thënë se kishte për qëllim të “ndalte luftën” dhe jo të niste një të re.

Shumica nga pjesëmarrësit kanë valëvitur flamurin kombëtarë të Iranit ose flamuj të militantëve teksa organizatorët – përfshirë Forcat Popullore të Mobilizimit të Irakut, zëvendëskomandanti i së cilëve u vra në sulmin ku u vra edhe udhëheqësi i Forcave elite iraniane Quds, Qasem Soleimani – planifikojnë që të marshojnë nga Zona e Gjelbër e qytetit drejt vendeve të shenjta shiite të Karbala dhe Al-Najaf.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha më 3 janar se ai urdhëroi sulmin “për të ndalur një luftë” dhe se sipas tij, gjenerali i vrarë kishte qenë duke organizuar sulme ndaj interesave dhe aleatëve të SHBA-së.

Komentet e Trumpit vijnë pasi mediat raportuan se një sulm i dytë me dron mund të ketë goditur sot në afërsi të kampit Taji, në veri të Bagdadit, duke sugjeruar se ky sulm ka pasur për cak një konvoj me milici të mbështetura nga Irani.

Por, zëdhënësi i koalicioni të udhëhequr nga SHBA-ja në Irak, tha se forcat nuk kanë kryer asnjë sulm ajror në afërsi të kampit Taji në ditët e fundit.

Edhe ushtria irakiane ka mohuar se një sulm i tillë ka ndodhur.

Trump i bëri këto komente në një konferencë për media në Florida, teksa mbështetësit e tij e lavdëruan për vendimin e sulmin, por kritikët ngritën shqetësimit dhe bën thirrje për ulje të tensioneve.

Presidenti Trump mbrojti vendimin e tij për vrasjen e Solemanit, duke thënë se ai ndërmori veprime “për të ndalur një luftë”.

“Ne ndërmorën veprime për të ndaluar një luftë. Ne nuk morëm veprime për të nisur një luftë. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e regjimit në Iran”, tha Trump, por shtoi se SHBA-ja dinë vendndodhjen e armiqve të saj dhe se ai është “i gatshëm të ndërmarrë çdo veprim që është i nevojshëm” në veçanti lidhur me Iranin.

Uashingtoni i fajëson milicitë e mbështetura nga Irani për sulme ndaj personelit amerikan dhe irakian, përfshirë edhe sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, që ndodhi më herët gjatë javës.

Trump dhe shumë vende perëndimore fajësojnë Iranin për sponsporizimin e grupeve terroriste në mbarë rajonin, akuza këto që Teherani i hedh poshtë.

Sekretari maeirkan i shtetit, Mike Pompeo, citoi bisedat me partnerët në Lindje të Mesme dhe të tjerë që ka zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit.

“Kam kaluar dy ditët e fundit duke biseduar me partnerët në rajon, duke ndarë me ta atë që po bënim, pse po e bënim, duke kërkuar ndihmën e tyre. Të gjithë kanë qenë fantastikë”, deklaroi Pompeo për Fox News.

“Dhe kur kemi biseduar me parterët tanë në vendet tjera që nuk kanë qenë aq të mirë. Sinqerisht, evropianët nuk kanë qenë aq përkrahës sa ne do të dëshironim”, shtoi sekretari Pompeo.

Soleimani ishte udhëheqësi i forcave Quds, krah i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, forca këto që janë fajësuar për orkestrimin e sulmeve vdekjeprurëse në gjithë rajonin.

Forcat Quds nga Shtetet e Bashkuara konsideruan organizatë terroriste.

Në sulmin me dron është vrarë edhe Abu Mahdi al-Muhandis, zëvendëskomandanti i Forcat Popullore të Mobilizimit të Irakut, që mbështetën nga Irani.

Sulmi me dron i 3 janarit ndaj njërit prej liderëve më të fuqishëm ushtarak të Iranit, rriti shqetësimet për kundërpërgjigje nga Teherani, që do të mund të çonte në një konflikt të armatosur.

Më 3 janar, Irani i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, duke thënë se Teherani “mban të gjitha të drejtat, nën ligjin ndërkombëtar, për të marrë të gjitha masat e nevojshme” për t’iu përgjigjur vrasjes së gjeneralit.

Ambasadori iranian në OKB, Majid Takht Ravanchi shkroi në letër se vrasja e Soleimani “është shembull i terrorizmit shtetëror dhe një veprim kriminal, gjë që përbën shkelje të rëndë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe të parimeve të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë rreth 3 mijë trupa në Lindje të Mesme dhe pas rritjes së tensioneve, i bën thirrje shtetasve amerikanë që menjëherë të largohen nga Iraku./Rel/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat