Vrasja e gjeneralit, Irani shkon një hap më tej – ofron dhjetëra miliona dollarë shpërblim “për kokën e Donald Trump”!

Amerika

Vrasja e gjeneralit, Irani shkon një hap më tej – ofron dhjetëra miliona dollarë shpërblim “për kokën e Donald Trump”!

Më: 5 janar 2020 Në ora: 18:55
Donald Trump

Autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas Mirror, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.

Siç thuhet më tej, aty është thënë se një dollar amerikan do të depozitohej për çdo iranian në vend, me paratë e gatshme që do të ofroheshin për këdo që do të vriste presidentin e SHBA-së.

“Irani ka 80 milionë banorë. Bazuar në popullsinë iraniane, ne duam të mbledhim 80 milionë dollarë që është një shpërblim për ata që qëllojnë kokën e presidentit Trump”, sipas en24.

Soleimani, komandanti kryesor ushtarak i Iranit, u vra të premten në një sulm me dron të SHBA-së në aeroportin e Baghdatit.

Soleimani ishte arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit jashtë vendit si kryetar i Forcave Quds të Gardës Revolucionare.

Dhe një sulm i tillë, siç vlerësohet tutje, nxori në pah armiqësinë midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Ndryshe, përveç kërcënimit për “kokën e presidentit Trump”, deputeti iranian Abolfazl Aboutorabi kërcënoi të sulmonte “zemrën e politikës amerikane”.

“Ne mund të sulmojmë vetë Shtëpinë e Bardhë, mund t’u përgjigjemi atyre në tokën amerikane”, citohet të ketë thënë ai, sipas Iranian Labour News Agency.

Gjithashtu, gjatë një seance të hapur të parlamentit në Teheran, presidenti Trump u quajt një “terrorist me një kostum”, pasi ai kërcënoi të godiste me forcë 52 caqe iraniane nëse Teherani sulmon amerikanët ose pasuritë e SHBA-së.

Por, kërcënimet nuk kanë munguar as nga udhëheqësi i lartë, Ayatollah Ali Khamenei, i cili premtoi të premten se Irani do të kërkojë hakmarrje të ashpër për vdekjen e komandantit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat