Macron solidarizohet me Trump

Amerika

Macron solidarizohet me Trump

Më: 5 janar 2020 Në ora: 20:54
Emmanuel Macron dhe Trump

Presidenti i Francës Emmanuel Macron shprehu solidaritetin e tij me aleatët sot gjatë një bisede telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe tha se Irani duhet të shmangë veprimet "destabilizuese" pasi komandanti iranian Qassem Soleimani u vra në një sulm ajror amerikan në Bagdad.

Në funksion të përshkallëzimit të fundit të tensioneve në Irak dhe rajon, presidenti Macron ka shprehur solidaritetin e tij të plotë me aleatët francezë në dritën e sulmeve të kryera javëve të fundit kundër koalicionit në Irak, tha Zyra e Macron në një deklaratë.

Macron gjithashtu shprehu shqetësimin për aktivitetet destabilizuese të forcave Kuds nën gjeneralin Qaseem Soleimani dhe kërkoi nga Irani të shmangë marrjen e ndonjë mase që mund të përshkallëzojë situatën dhe të destabilizojë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat