Pesë të vdekur dhe 60 të lënduar në një aksident në SHBA

Amerika

Pesë të vdekur dhe 60 të lënduar në një aksident në SHBA

Më: 5 janar 2020 Në ora: 21:58
SHBA

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni në shtetin federal amerikan Pensilvania.

Rreth 60 njerëz u transportuan në spitalet e zonës pas përplasjes, e cila ndodhi sot në Mount Pleasant Township, në lindje të Pittsburgh, njoftoi policia lokale.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit në të cilin u përfshin dy kamionë me rimorkio, një autobus turistësh dhe një automjet pasagjerësh, por autoritetet dyshojnë se kjo mund të jetë si pasojë e kushteve atmosferike.

Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Motit thonë se ka pasur reshje të lehta dhe temperatura nën zero gjatë natës.

Një shtrirje prej 86 kilometrash të autostradës u mbyll nga daljet në New Stanton (Dalja 75) deri në Breezewood (Dalja 161).

Autostrada përreth ka të ngjarë të jetë e mbyllur për pjesën më të madhe të ditës, dhe korsia e kundërt ishte e mbyllur për të hyrë në vendin e përplasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat