Trump vjen me kërcënimin e radhës për Iranin: Nëse preket vetëm një amerikan, do t’ju godasim fuqishëm

Amerika

Trump vjen me kërcënimin e radhës për Iranin: Nëse preket vetëm një amerikan, do t’ju godasim fuqishëm

Më: 5 janar 2020 Në ora: 22:22
Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka vazhduar me kërcënime ndaj Iranit, nëse Republika Islamike ndërmerr hapa për t’u hakmarrë për vrasjen e komandantit të forcave të Quds’it, Qassem Soleimani.

Trump ka shkruar para pak minutash se nëse Irani sulmon qoftë edhe një amerikan, apo vendos ndonjë shënjestër tjetër amerikane, atëherë SHBA’ja do të hakmerrët në mënyrë ‘joproporcionale’.

“Këto pastime në media do të shërbejnë si njoftim për Kongersin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që, nëse Irani sulmon një amerikan ose vë ndonjë shënjestër amerikane, SHBA’ja do t’ia kthejë fuqishëm dhe ndoshta në mënyrë disproporciale. Një lajmërim kaq ligjor nuk është e nevojshme, por megjithatë po jepet”, ka shkruar Trump në Tëitter.

Ndërkaq, mediat kanë publikuar një komunikatë, sipas së cilës Republika Islamike e Iranit jep 80 milionë dollarë shpërblim për atë që do ta ekzekutonte presidentin amerikan.

Tensionet mes SHBA’së dhe Iranit kanë eskaluar, pasi presidenti amerikan dha urdhrin që përmes një sulmi ajror të vritet komandanti Iranian.

Trump mbrëmë ka shkruar se nëse Irani lëndon dikë nga 52 pengjet që ka marrë nga ambasada amerikane, atëherë SHBA’ja do ta sulmojë në 52 vende.

Ndërkaq, Trump ka vazhduar edhe sot t’i tregojë Iranit se ushtria e saj është supërfuqi botërore dhe se kanë investuar një trilion dollarë në pajisje, me të cilat do ta sulmonte Iranin, nëse hakmerret për vrasjen e komandantit Qassem Soleimani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat