Para se ta vrisnin Soleimanin, anijet amerikane për 3 javë s’ishin ndalur!

Amerika

Para se ta vrisnin Soleimanin, anijet amerikane për 3 javë s’ishin ndalur!

Më: 6 janar 2020 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Qassem Soleimani duket se ishte në “radarin” e amerikanëve për një kohë të gjatë. Gjenerali famëkeq që nuk kishte bartur asnjëherë smartfonë për shkak të frikës së do të përgjohej, po përcillej nga autoritetet e sigurisë amerikane në çdo udhëtim të tij.

Anijet luftarake amerikane nuk ishin ndalur për 3 javë në Kanalin e Suezit, para se të vritej ai.

E njohur si anija torturuese, anija ushtaraka USS Bataan dhe dy anije më të vogla, USS New York e USS Oak Hill duket se kanë përgatitur terrenin duke qenë në lëvizje brigjeve të Detit Mesdhe.

Një anije tjetër ishte e stacionuar në Detin Arabik, ndërsa një tjetër po transportonte ushtarë drejt Kuvajtit.

Raportohet se anijet ishin të ngarkuara me municion të fuqishëm ushtarakë, ndër të tjera edhe me 30 helikopterë transporti.

Në anije kanë operuar rreth 3000 marinsa amerikanë.

Anija gjigant, USS Bataan ishte përdorur edhe në luftën e dytë në Irak në vitin 2003.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat