Guterres: Ndaloni përshkallëzimin e tensioneve SHBA-Iran

Amerika

Guterres: Ndaloni përshkallëzimin e tensioneve SHBA-Iran

Më: 6 janar 2020 Në ora: 22:26
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u kërkoi sot liderëve globalë të ndalojnë përshkallëzimin, duke paralajmëruar se tensionet gjeopolitike janë në nivelin më të lartë të shekullit.

Shefi i OKB-së deklaroi se tensionet në rritje po çojnë gjithnjë e më shumë vende të marrin vendime të paparashikuara me pasoja të paparashikueshme dhe një rrezik të madh llogaritjeje.

Ndërsa Guterres nuk e përmendi drejtpërsëdrejti vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga Uashingtoni në Irak javën e kaluar, gjë që rriti ndjeshëm tensionet në rajon, ai theksoi se viti i ri ka filluar me botën në trazira.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë kryesorë në të gjithë botën. Mesazhi im është i thjeshtë dhe i qartë: Ndaloni përshkallëzimin, ushtroni vetëpërmbajtje maksimale, rifilloni dialogun, rinovoni bashkëpunimin ndërkombëtar”, deklaroi Guterres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat