Gati për luftë? SHBA kërcënon Iranin me një paradë avionësh 4.2 miliardë dollarësh

Amerika

Gati për luftë? SHBA kërcënon Iranin me një paradë avionësh 4.2 miliardë dollarësh

Më: 7 janar 2020 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Forcat Ajrore të Sh.B.A-së dhuruan një shfaqje gjigante duke lancuar gjatë një “paradë ushtarake” 52 avionë F-35A.

Të hënën, avionët në fjalë të cilët kapin shifrën 4.2 miliardë dollarë u ngritën me sukses nga Baza Hill e Forcave Ajrore. Përmasat e forcës ushtarake amerikane u demonstruan përmes ushtrimeve të shumta të kryera nga F-35 A-të.

Teksa provat në fjalë ishin planifikuar prej disa muajsh, ekzekutimi i tyre ndodhi pak ditë pas vrasjes së Gjeneralit të lartë Iranian, Qasem Soleimani; gjatë një sulmi amerikan me dron, në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Teksa Teherani ka premtuar hakmarrje të ashpër për humbjen e Soleimanit, nisur nga çfarë u deklarua të hënën, F-35A-të tashmë më në fund kanë arritur kulmin e aftësive luftarake.

“Ne jemi të gatshëm të fluturojmë, të luftojmë dhe të fitojmë”, u tha ndër të tjera.

SHBA mundi të siguronte një F-35A, katër vite më parë. Që prej asaj kohe, krahët e fuqishëm luftarakë të tyre duket se mund të përballojnë shumëçka.

“Ky është vetëm fillimi i operacioneve të qëndrueshme luftarake F-35A dhe ne do të jemi gati për t’u vendosur sa herë, kudo që të na duhet”, u tha gjatë një prononcimi nga pala amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat