Trump paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit

Amerika

Trump paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit

Më: 8 janar 2020 Në ora: 17:54
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se administrata e tij do ta godasë Iranin me sanksione të reja, pas sulmit në dy baza ushtarake irakiane që strehojnë trupat amerikane, si dhe në përgjigje të agresionit të tij më të gjerë në rajon.

"Shtetet e Bashkuara menjëherë do të vendosin sanksione shtesë ndëshkuese ekonomike ndaj regjimit iranian," tha Trump.

Ai vuri në dukje se administrata e tij po vazhdon të rishikojë opsione të tjera për t'iu përgjigjur sulmeve raketore iraniane.

"Këto sanksione të fuqishme do të qëndrojnë derisa Irani të ndryshojë sjelljen e tij," tha Trump.

"Vetëm në muajt e fundit, Irani ka kapur anije në ujërat ndërkombëtare, qëlloi një sulm të paprovuar ndaj Arabisë Saudite dhe goditi dy drone amerikane."

Presidenti Trump në fjalimin e tij dhjetë minutash porositi  popullin e Iranit se SHBA dëshiron që ata të kenë një të ardhme të shkëlqyeshme dhe në harmoni me kombet e botës.

"Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përqafojnë paqen me të gjithë ata që e kërkojnë atë", shtoi Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat