Nga Amerika, shoqja i shpëton jetën 17-vjeçarit që pësoi krizë epileptike. Ja çfarë bëri

Amerika

Nga Amerika, shoqja i shpëton jetën 17-vjeçarit që pësoi krizë epileptike. Ja çfarë bëri

Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:53
Caroline dhe Steve Jackson

Prindërit e një adoleshenti që pësoi një krizë epileptike teksa po lundronte në internet kanë falënderuar mikun e tij i cili thirri shërbimin urgjent nga 8,000 kilometër larg.

Aidan Jackson, 17 vjeç, po fliste me një lojtar amerikan nga dhoma e gjumit e tij në Britani më 2 janar kur filluan krizat.

Shoqja e tij, 20-vjeçare Dia Lathora, nga Teksasi, ngriti alarmin duke telefonuar policinë në Mbretërinë e Bashkuar.

Prindërit e Aidan mësuan gjendjen e djalit kur panë policinë dhe urgjencën në derën e shtëpisë, raportoi Liverpool Echo.

Caroline dhe Steve Jackson nxituan për në dhomën e tij dhe e gjetën djalin "jashtëzakonisht të çorientuar".

Nëna e tij, 48 vjeçe, tha: "Ne ishim në shtëpi duke parë televizor dhe Aidan ishte lart në dhomën e tij. Gjëja tjetër që vumë re ishte dy makina policie jashtë me drita ndezëse. Unë supozova se ata ishin në zonë për një arsye tjetër dhe pastaj ata vrapuan deri në derën e përparme. Ata thanë se ka një djalë që nuk përgjigjet. Ne thamë se nuk kemi thirrur askënd dhe ata thanë se kishte ardhur një telefonatë nga Amerika. Unë menjëherë shkova të kontrolloja Aidan dhe e gjeta jashtëzakonisht të çorientuar."

Për herë të parë, Aidan pati një krizë epileptike në maj të vitit 2019 dhe është në pritje të një takimi të ri me mjekët pas incidentit të fundit.

"Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për atë që bëri Dia dhe u tronditëm që ishim në katin e poshtëm dhe nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Ajo kishte adresën tonë, por nuk kishte asnjë numër kontakti, kështu që ishte e mahnitshme që arriti të merrte ndihmë nga larg", tha nëna e Aidan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat