Trump: Arabia Saudite ka paguar 1 miliard dollarë që t’i dërgojmë trupat tanë atje

Amerika

Trump: Arabia Saudite ka paguar 1 miliard dollarë që t’i dërgojmë trupat tanë atje

Më: 13 janar 2020 Në ora: 00:26
Foto

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pretendoi të premten se Arabia Saudite ‘ka depozituar tashmë 1 miliard dollar në bankë’ në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të vendosin trupa në Arabinsë Saudite.

Arabia Saudite po na paguan për [trupat] tona, ”i tha Trump Fox News.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Arabinë Saudite.

“Unë i thashë, dëgjo, je një vend shumë i pasur. Ju doni më shumë trupa?

“Unë do t’i dërgoj ata tek ju, por ju duhet të na paguani. Po na paguajnë.

“Ata kanë depozituar tashmë 1 miliard dollarë në bankë”.

Trump i tha Fox News të premten se vendet që presin bazat amerikane po paguajnë, megjithëse këto pretendime nuk janë verifikuar.

“Ne do t’i ndihmojmë ata, por këto vende të pasura duhet të paguajnë për të”, tha Trump.

‘Koreja e Jugut na dha 500 milionë dollarë … Unë i thashë, “Ju duhet të na ndihmoni. Kemi 32,000 ushtarë në Korenë e Jugut që ju mbrojnë nga Koreja e Veriut”, u shpreh Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat