Aeroplani hedh karburant mbi një shkollë, 17 fëmijë përfundojnë në spital

Amerika

Aeroplani hedh karburant mbi një shkollë, 17 fëmijë përfundojnë në spital

Më: 15 janar 2020 Në ora: 07:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një avion pasagjerësh pati probleme në motor dhe bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles.

Por para pak uljes avioni ka lëshuar një pjesë të karburantit nga motorët e tij. Karburanti i avionit ka rënë mbi një shesh lojrash të një shkolle.
Të paktën 17 fëmijë dhe disa të rritur po trajtohen për acarim të lëkurës dhe probleme të frymëmarrjes.

Sipas rregullores të aviacionit karburanti mund të hidhet në ulje urgjente, por vetëm në zona të caktuara dhe në një lartësi të madhe.

Të gjitha dëmtimet në shkollën fillore Park në Cudahy, rreth 16 milje (26 km) në lindje të aeroportit, thuhet se janë të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat