Pas defektit teknik, piloti detyrohet ta derdh kerozinën nga aeroplani - mbi 30 fëmijë amerikanë dërgohen në spital

Amerika

Pas defektit teknik, piloti detyrohet ta derdh kerozinën nga aeroplani - mbi 30 fëmijë amerikanë dërgohen në spital

Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:22
Foto

Aeroplani i aviokompanisë “Delta 89” është detyruar ta derdh nga rezervuari kerozinën derisa po bëhej gati për ulje emergjente në aeroportin e Los Angeles, megjithatë kerozina përfundoi në kokat e nxënësve të një shkolle në afërsi të aeroportit.

Raportet e fundit tregojnë se rreth 30 fëmijë janë ankuar për irritim lëkure, që është shkaktuar nga derdhja e kerozinës nga aeroplani derisa ishte në ajër dhe që përfundoi në këndin e lodrave të oborrit të shkollës.

Në një postim në Twitter, ekipet e zjarrfikësve të Los Angeles kanë bërë të ditur se shumë fëmijë janë ankuar se po kanë probleme shëndetësore pas derdhjes së kerozinës nga aeroplani që po kalonte mbi shkollën e tyre. Ata i kanë dërguar me urgjencë në spital për tretman.

Njëzeteshtatë fëmijë dhe gjashtë të rritur, sipas ekipeve të zjarrfikësve janë ankuar për lëndime të vogla, ndërkaq zëdhënësi i tyre Nicolas Pranz ka deklaruar se dy klasa kishin qenë në oborr duke luajtur kur kerozina përfundoi mbi kokat e tyre.

Mediat lokale raportojnë se aeroplani kishte pësuar defekte teknike, duke detyruar pilotin ta derdh kerozinën dhe të bëjë ulje emergjente. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat