Arrestohet oficerja, abuzonte seksualisht me të burgosurat në ambientet e burgut - Bota Sot
Arrestohet oficerja, abuzonte seksualisht me të burgosurat në ambientet e burgut

Amerika

Arrestohet oficerja, abuzonte seksualisht me të burgosurat në ambientet e burgut

Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:43
Oficerja Amanda Oatis

Një oficere 26-vjeçare është arrestuar dhe ka dalë para trupit gjykues pas akuzave të ngritura ndaj saj nga disa të burgosura.

Oficerja Amanda Oatis, mendohet se ka abuzuar seksualisht me disa të dënuara nga qershori i vitit 2018-të deri në mars të 2019-tës në Oklahama të Shteteve të Bashkuara. 26-vjeçarja ka përfituar nga roli i saj si gardiane burgu për t’i detyruar garë që ndodheshin në qeli të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Kryesisht abuzimet ndodhnin në ambientet e ngrënies dhe në lavanteri. Denoncimi ndaj saj u bë nga viktimat e abuzimit, duke bërë të mundur në këtë mënyrë që Oatis të arrestohet vetëm disa muaj më vonë. Gjatë marrjes në pyetje të dënuarat janë shprehur se Amanda i prekte në pjesët intime, i puthte dhe kryente akte të turpshme me to. Kundrejt abuzimit të dënuarat përfitonin nga oficerja alkool dhe telefona në brendësi të mureve të burgut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat