Gruaja sjell në jetë në shtëpi fëmijët binjakë, më tej iu zë frymën

Amerika

Gruaja sjell në jetë në shtëpi fëmijët binjakë, më tej iu zë frymën

Më: 18 janar 2020 Në ora: 07:13
Maya Caston

Solli në jetë dy fëmijë binjakë, të cilët i vrau më tej brutalisht. 25-vjeçarja amerikane Maya Caston, nga Rountree Drive, në shtetin e Missouri, e çoi deri në fund shtatzëninë e saj, por më tej vendosi që të hiqte qafe foshnjat, duke iu zënë frymën me batanije.

Në këtë mënyrë gruaja, donte të inskenonte një vdekje aksidentale. Pasi i lindi fëmijët në shtëpi mes 6 dhe 8 janarit, ajo donte që të gjithë ta besonin se kishte pasur komplikime gjatë lindjes dhe se fëmijët kishin gjetur vdekjen për shkak të mungesës së oksigjenit.

Maya pas krimit, telefonoi policinë, duke thënë se kishte pasur një lindje të papritur në shtëpi dhe se dy fëmijët e saj, një djalë dhe një vajzë, nuk ia kishin dalë.

Gruaja shpjegoi se nuk kishte pasur kohë që të lajmëronte ndihmën e shpejtë, por nga ekspertiza e kryer në trupat e pajetë të foshnjave, u ngritën dyshime.

Mjekët zbuluan se foshnjat nuk kishin pasur asnjë problem gjatë lindjes, por se iu ishte zënë fryma, pak pasi kishin ardhur në jetë.

Nëna e tyre u arrestua e akuzuar për vrasje, ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e një veprimi të tillë. Kjo pasi në Missouri, ligji lejon që brenda 45 ditësh nga lindja, fëmijët e padëshiruar, mund të dorëzohen në jetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat