Hipën në pemë por ngelet varur prej kaskës së biçikletës, 4-vjeçarja gjen vdekjen

Amerika

Hipën në pemë por ngelet varur prej kaskës së biçikletës, 4-vjeçarja gjen vdekjen

Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:40
Freya Thorpe

Kaska që mbante në kokë për biçikletën, i ngeci në një degë, teksa ajo po ngjitej në një pemë.

Vogëlushja angleze 4-vjeçare Freya Thorpe, ishte jashtë shtëpisë së saj në Upper Heyford, pranë Bicester, kur ndodhi ngjarja tragjike.

Ajo po luante pranë shtëpisë së saj dhe po ngjitej në pemë, kur rrëshqiti prej saj, por ngeli varur prej kaskës që kishte në kokë, gjë që i shkaktoi shtrëngimin në fyt deri në mbytje.

Babai i saj sapo kishte dalë për të shkuar në punë dhe nëna ishte në shtëpi me dy fëmijët binjakë të cilët dy javë kishin që kishin ardhur në jetë.

Shpesh vogëlushja shëtiste me biçikletë në lagje, por ajo ngjitje në pemë i kushtoi jetën.

Feya u dërgua më 13 janar me urgjencë në John Radcliffe Hospital të Oxford, ku mjekët e fytën në koma me synim për ta shpëtuar, por e mitura gjeti vdekjen pas dy ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat