Impeachment, avokatët kërkojnë që Senati ta lirojë Trump nga akuzat

Amerika

Impeachment, avokatët kërkojnë që Senati ta lirojë Trump nga akuzat

Më: 21 janar 2020 Në ora: 00:37
Donald Trump

Ekipi ligjor i presidentit amerikan Donald Trump, që e përfaqëson atë në gjyqin që ndryshe njihet si impeachment, ka kërkuar që Senati ta lirojë atë menjëherë nga akuzat.

Në një përmbledhje që është paraqitur gjatë ditës së sotme, ata e cilësuan impeachment një “shtrembërim të rrezikshëm” të Kushtetutës.

Në ndërkohë, udhëheqësit e impeachment e kanë paraqitur përmbledhjen e tyre ku deklaruan se presidenti Trump është përfshirë në “sjellje korruptive…për të mashtruar në zgjedhjet e ardhshme”.

Seancat dëgjimore të këtij gjyqi do të fillojnë të martën në ora 13:00, sipas kohës lokale.

Donald Trump është akuzuar për abuzim të pushtetit të tij presidencial duke i kërkuar Ukrainës që të hetojë rivalin e tij politik demokratin Joe Biden – dhe për pengimin e Kongresit që po i vëzhgonte sjelljet e tij.

Gjatë gjyqit, senatorët do të dëgjojnë argumente për gjashtë orë në ditë, gjashtë ditë në javë. Gjyqi do të kryesohet nga shefi i drejtësisë amerikane, John Roberts.

Kjo është hera e tretë në historinë e SHBA-ve që një president që po përballet me një gjykim të tillë – impeachment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat