Trump: SHBA me plan kundër virusit të ri kinez

Amerika

Trump: SHBA me plan kundër virusit të ri kinez

Më: 22 janar 2020 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se vendi i tij ka një plan për të luftuar koronavirusin, nga i cili nëntë vetë vdiqën në Kinë dhe 400 të tjerë janë sëmurë.

"Ne kemi një plan dhe mendojmë se do të zbatohet shumë mirë. Tashmë ne po e zbatojmë atë shumë mirë. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve janë të shkëlqyera. Shumë profesional ...", tha Trump në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Organizata Botërore e Shëndetit do të vendosë sot në samitin e krizës nëse do të shpallet një kërcënim shëndetësor ndërkombëtar.

Trump tha se SHBA janë të përgatitur mirë dhe beson se gjithçka është nën kontroll në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat