Rrëzohet aeroplani dhe shpërthen në flakë në Corona të SHBA-së, duke mos lënë asnjë të mbijetuar

Amerika

Rrëzohet aeroplani dhe shpërthen në flakë në Corona të SHBA-së, duke mos lënë asnjë të mbijetuar

Më: 23 janar 2020 Në ora: 06:54
Foto nga aksidenti

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje pasi një aeroplan që transportonte tre persona në Aeroportin Corona në SHBA u rrëzua.

Një aeroplan është rrëzuar duke shpërthyer një flakë, ku shihet edhe tymi i zi duke u ngritur nga vendi i ngjarjes.

Policia dhe zjarrfikësit e Coronas konfirmuan që avioni u rrëzua dhe ata po përpiqen të përcaktojnë sa njerëz ishin brenda në bord.

Por nga mediat është raportuar se katër persona ishin në aeroplan dhe të gjithë u vranë.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se avioni i lehtë është djegur plotësisht.

Departamenti i zjarrfikësve Corona konfirmoi që avioni po transportonte rreth 80 litra karburant kur u rrëzua.

Në një deklaratë, policia e Coronas tha: “Sot rreth orës 12:11 të mëngjesit (të kohës lokale), Departamenti i Zjarrfikësve në Corona dhe oficerët e policisë në Corona iu përgjigjën një telefonate.

Avioni u rrëzua në anën lindore të aeroportit. Aeroporti ishte mbyllur ndërsa ekuipazhet vazhduan të vlerësojnë dëmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat