Tronditëse/ Nëna 22 vjeçare vret tre fëmijët dhe i vendos në dysheme që të dukeshin sikur flinin

Amerika

Tronditëse/ Nëna 22 vjeçare vret tre fëmijët dhe i vendos në dysheme që të dukeshin sikur flinin

Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:25
22-vjeçarja Rachel Henry u arrestua në 20 janar të këtij viti dhe e ka pranuar krimin.

SHBA është tronditur nga një ngjarje  e rëndë ku një nënë është nënë e re ka vrërë tre fëmijët e saj nën moshën 4 vjeç.

22-vjeçarja Rachel Henry u arrestua në 20 janar të këtij viti dhe e ka pranuar krimin. Vogëlushët që u mbytën nga nëna ishin dy vajza, 1-vjeç dhe 7-muajshe dhe një djalë 3-vjeçar.

Nga hetimet rezulton se nëna e re i vrau fëmijët njëri pas tjetrit, teksa ishte duke kënduar.Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Phoenix, Arizona.

Ajo ka dëshmuar para autoriteteve, se fillimisht mbyti vajzën e saj 1-vjeçare, duke i mbyllur gojën me dorë, deri sa vogëlushja dha shpirt.

Më pas, 22-vjeçarja tregoi se mbyti djalin e saj 3-vjeçar, i cili filloi të qante dhe ta shkelmonte nënën e saj pasi mbyti foshnjën 1-vjeçare.

Po të njëjtën mënyrë monstruoze ajo përdori edhe për vajzën tjetër e cila ishte vetëm 7 muajshe.

Tronditës është fakti se ajo i mbyti fëmijët duke u kënduar ninulla, ndërsa burri i saj ndodhej në dhomën tjetër.

Ajo i vendosi kufomat e tre fëmijëve të vdekur në dyshemenë e dhomës së ndenjes, që të dukeshin sikur ishin duke fjetur.

Rachel nuk i tregoi asgjë bashkëshortit të saj, por vazhdoi sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Bashkëshorti e kuptoi më vonë që fëmijët kishin vdekur dhe lajmëroi autoritetet.

Mediat e huaja raportojnë se , mamaja e re ishte përdoruese e lëndëve narkotike dhe kohët e fundit filluar të sillej çuditshëm.Megjithatë, hetimet zbuluan se në momentin e krimit tronditës ajo nuk ishte nën efektet e drogës.

Vendimi përfundimtar për të do të jepet në seancën gjyqësore që do të zhvillohet më 28 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat