Sekretari amerikan i Thesarit, Greta Thunbergut: Kryeje fakultetin, e tani fol

Amerika

Sekretari amerikan i Thesarit, Greta Thunbergut: Kryeje fakultetin, e tani fol

Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:50
Steven Mnuchin, Greta Thunberg

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin e këshilloi sot aktivisten për klimën, Greta Thunberg, gjithashtu e pranishme në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, që të ndjekë studimet për Ekonomi dhe të shkojë në universitet.

“Ajo të ndjekë më parë studimet për Ekonomi e të shkojë në universitet, pastaj të vijë të na takojë e të na flasë”, tha Mnuchin, në një konferencë për shtyp, i pyetur në lidhje me pretendimin e adoleshentes suedeze, e cila bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të investimeve në karburantet fosile.

Administrata e presidentit Trump dhe Greta Thunberg debatojnë që prej së martës, në Davos, por deri më tani në mënyrë të matur dhe pa u takuar personalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat