"Turizmi i lindjes" është objektivi i ardhshëm i emigracionit të Trump

Amerika

"Turizmi i lindjes" është objektivi i ardhshëm i emigracionit të Trump

Nga: Beqir Sina - New York Më: 24 janar 2020 Në ora: 09:14
Ilustrim

WASHINGTOND.C.: Administrata Trump, ka një objektiv të ri në frontin e imigracionit – për gratë shtatzëna që vijnë e vizitojnë Shtetet e Bashkuara - me plane që në këtë vizitë do të lindin fëmijë në Amerikë, për të marrë shetësinë Amerikane.

Me këtë rast Administrata e presidentit Donald Trump, mendohet se do të të kufizojë të ashtuquajturin “Turizmi për lindje” të grave, shtatzëna të cilat vijnë në Shtetet e Bashkuara me vizë turistike, por mendohet se kanë si qëllim të sigurojnë shtetësi për foshnjat e tyre që lindin në tokën amerikane.

Sipas rregullores së re të Departamentit amerikan të Shtetit, që do të hyjë në fuqi të premten, grave shtatzëna që aplikojnë për viza turistike mund t’u kërkohet të ofrojnë arsye specifike për udhëtim përveç lindjes, pêrfshirë edhe një documenti mjeksor që provon edhe komplikimet shëndetësore, gjatë lindjes, thuhet sipas medias amerikane raporton Bota sot.

Trump ka kërcënuar të përfundojë nënshtetësinë e të drejtës së lindjes dhe është deklaruar kundër "nënshetësisë së foshnjeve" të grave që vizitojnë Amerikën për të lindur.

Rregulli i ri nga ekspertet e këtyre çështjeve mendohet sedo të ishte një nga hapat e parë të prekshëm për të provuar se sa autoritet ligjor ka administrata për të parandaluar të huajt që të përfitojnë nga mbrojtja e Shtojcës së Nenit 14-të të shtetësisë për këdo që ka lindur në SHBA.

"Ky ndryshim ka për qëllim të adresojë rreziqet e sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit të lidhura me turizmin e lindjes, duke përfshirë aktivitetin kriminal të lidhur me industrinë e turizmit të lindjes," i tha një zyrtari të Departamentit të Shtetit shtypit amerikan.

Rregullorja është gjithashtu pjesë e përpjekjeve më të gjera të administratës për intensifikimin e procesit të verifikimit të vizave, sipas një zyrtari tjetër të administratës së lartë.

Nuk ka ndonjë numër zyrtar të foshnjeve të lindura nga vizitorë të huaj në SHBA, ndërsa grupi kufizues i imigracionit nga Qendra për Studime të Emigracionit - e cila thotë se ka lidhje të ngushta me zyrtarët e imigracionit të administratës Trump - ka një vlerësimin kur thotë se janë simbas saj rreth 33,000 gra zhtatzëna që vijnë çdo vit në SHBA.

Mirpo pytja simbas shtypit amerikan është "Si do të funksiononte rregullorja e re" për këtë përgjigjet Departamenti i Shtetit : "Do të ndryshonte kërkesat për vizat B (ose vizat e vizitorëve), duke u dhënë zyrtarëve të Departamentit të Shtetit autoritetin të mohojnë të huajt vizat afariste dhe të turizmit afatshkurtër, nëse ata besojnë se procesi është duke u përdorur për të lehtësuar shtetësinë automatike" .

DASH thote se zyrtarët konsullorë që lëshojnë pasaporta dhe viza "janë jashtëzakonisht të aftë për të gjykuar të vërtetën kundrejt pretendimeve të rreme", tha një zyrtar i lartë.

Duke shtuar se ky është vetëm një hap në planet e administratës për të bërë më të vështirë për njerëzit nga vendet e tjera të përfitojnë nga shtetësia e të drejtës së lindjes.

Kurse ekspertët e imigracionit presin që të ketë një rregull të ngjashëm që edhe Doganat dhe Roja Mbrojtja e Kufijve të shkojnë së bashku me rregulloren e Departamentit të Shtetit.

Por kufizimet specifike që mund të mbajnë jashtë vizitorëve të turizmit jo-lindje - të tilla si gratë shtatzëna që vijnë në SHBA për biznes, etj - do të ishin ligjërisht të diskutueshme, sipas Sarah Pierce nga Instituti i Politikave të Migracionit,raporton Bota sot nga New York.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat