Pompeo, javën e ardhshme, në Britani për të riafirmuar "marrëdhënien speciale"

Amerika

Pompeo, javën e ardhshme, në Britani për të riafirmuar "marrëdhënien speciale"

Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:51
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të udhëtojë në Britani javën e ardhshme, në kuadër të një turneu rajonal që do të përfshijë edhe Ukrainën, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Uzbekistanin.

"Pompeo do të udhëtojë në Londër më 29 janar për një vizitë që synon të riafirmojë marrëdhënien speciale midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë", tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus.

Vizita do të zhvillohet dy ditë para se të ndodhë Brexit-i apo dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Ortagus tha se Pompeo do të diskutojë "mënyrat për të zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet tregtare" me kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe sekretarin e Jashtëm, Dominic Raab.

Më 30 janar, Pompeo do të qëndrojë në Kiev, ku do të takojë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.

Në turneun njëjavor, ai do të qëndrojë edhe në Minsk, Nursultan dhe Tashkent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat