Shënohet rasti i parë i koronavirusit në Kanada

Amerika

Shënohet rasti i parë i koronavirusit në Kanada

Më: 26 janar 2020 Në ora: 13:23
Kanada

Autoritetet shëndetësore në Kanada thanë se e kanë identifikuar rastin e parë të koronavirusit te një banor që është kthyer nga qyteti kinez, Wuhan, i cili është epiqendër e virusit misterioz.

Zyrtarët shëndetësorë në Ontario thanë gjatë një konference për shtyp se pacienti është burrë në vitet e pesëdhjeta, i cili kishte ardhur në Toronto më 22 janar dhe ishte shtrirë në spital një ditë më vonë. Ai kishte probleme me organet e frymëmarrjes.

Barbara Yaffe, zyrtare shëndetësore, tha para gazetarëve se personi i infektuar është duke u trajtuar në një spital publik dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme, shkruan “Reuters”.

Autoritetet janë duke i hetuar kontaktet e këtij personi me personat e tjerë pas arritjes në Toronto. Besohet se ai ka udhëtuar me transport privat për në shtëpi, ndërsa më pas është dërguar në spital me auto-ambulancë.

Këtij personi do t’i bëhen analiza shtesë edhe në Laboratorin Kombëtar të Mikrobiologjisë në mënyrë që të largohen të gjitha dyshimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat