Nëna lë vajzat 1 dhe 2 vjeç në vaskën e banjës për të pirë duhan, e vogla mbytet

Amerika

Nëna lë vajzat 1 dhe 2 vjeç në vaskën e banjës për të pirë duhan, e vogla mbytet

Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:34
Vogëlushja Aiden Leonardo u gjet nga e ëma e mbytur

Donte pak kohë për veten! Kështu u justifikua 32-vjeçarja amerikane Lindsee Louise Leonardo, nga Tennessee, pas vdekjes së vajzës së saj 11 muajshe, e cila u mbyt në vaskën e banjës, ku e kishte lënë vetëm me motrën 2 vjeç.

Vogëlushja Aiden Leonardo u gjet nga e ëma e mbytur, ku pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë, çdo përpjekje rezultoi e kotë.

Ajo lajmëroi ndihmën e shpejtë dhe e çoi vajzën në spital, por aty gjeti vdekjen.

Image

Lindsee e kishte lënë vajzën e vogël bashkë me më të madhen për vetëm pak minuta për të pirë një cigare, por kur u kthye e gjeti të vdekur.

Kjo bëri që gruaja të denoncohet për braktisje të mituri. Vogëlushja luftoi dy ditë mes jetës dhe vdekjes në spital, por dëmet cerebrale të pësuara, nuk i lanë rrugë shpëtimi, duke gjetur vdekjen më 13 janar. Aktualisht ndaj gruas hetimet janë në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat