Gjashtë të plagosur kur një i armatosur hap zjarr në një restorant në Karolinën e Veriut

Amerika

Gjashtë të plagosur kur një i armatosur hap zjarr në një restorant në Karolinën e Veriut

Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:14
Ilustrim

Gjashtë persona u trajtuan në spital nga plagët e marra me armë zjarri, pasi një person i armatosur qëlloi në një restorant në Karolinën e Veriut, dhe duke lënë gjithsej 14 persona të lënduar me lëndime të lehta.

Të shtënat ndodhë në 12.05 të mëngjesit të së dielës (të kohës lokale) pas një feste në restorantin Thelma’s Down Home Cooking në Salisbury, një qytet me 34,000 banorë.

Autoritetet thonë se të shtënat ndodhën brenda restorantit.

Departamenti i Policisë Salisbury tha në një deklaratë se një viktimë u qëllua në gjoks dhe pesë të tjerë u trajtuan për plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Viktima që ishte në gjendje më të rëndë, tani është jashtë rrezikut për jetë, sepse u dërgua menjëherë në spitalin Baptist Wake Forest në Winston-Salem, ndërsa të tjerët morën trajtim nga Qendra Mjekësore Rajonale Rowan.

Skena është aktualisht nën hetim dhe i dyshuari nuk është identifikuar nga autoritetet. Ende nuk është lëshuar një motiv pse ka ndodhur ngjarja.

Departamenti i Policisë Salisbury është duke i kërkuar kujtdo që nëse ka pamjet e kësaj ngjarje të njoftojë policinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat