Boeingu teston me sukses aeroplanin e ri

Amerika

Boeingu teston me sukses aeroplanin e ri

Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:20
Boeing

Kompania e njohur e aeroplanëve Boeing, me sukses ka testuar aeroplanin me motorë të dyfishtë, si tentim për të rikthyer besimin pas krizës me modelin më të vogël 737 Max.

777x është aeroplani më i madh në botë me motor të dyfishtë dhe kreu fluturimin e parë pas dy shtyrjeve shkaku i erërave të forta.

Me këtë model që Boeingu ishte duke e zhvilluar tash e disa vjet, do të tentojë të kthehet në treg pas rrëzimit të dy aeroplanëve 737 Max që lanë të vdekur më shumë se 250 persona.

Shkaku i problemeve me sigurinë, autoritetet e aviacionit kanë marrë lejen e fluturimit për aeroplanin problematik që nuk dihet se kur do të kthehet në qiell përsëri.

Ndërkaq, modeli i ri me motor të fuqishëm, pritet të nisë punën gjatë vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat