Pentagoni: Aktualisht Rusia është rreziku më i madh për ShBA, në periudhën afatgjatë është Kina

Amerika

Pentagoni: Aktualisht Rusia është rreziku më i madh për ShBA, në periudhën afatgjatë është Kina

Nga: F.B Më: 29 janar 2020 Në ora: 14:02
Xhon Rud

Zëvendësshefi i Pentagonit për çështje politike Xhon Rud ka deklaruar se aktualisht rreziku më i madh për ShBA –të është Rusia , më shumë se Kina, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë zëvendësshefi i Pentagonit e bëri sot përpara kongresistëve në Komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve për forca të armatosura.

Kjo, natyrisht nuk është qëndrimi dhe vlerësimi i tij personal, duke shtuar se:

“Nëse shikohet në periudhën afatgjate, kërcënimi që më së shumti na shqetëson si ShBA – është Kina. Menjëherë pas saj është Rusia e cila aktualisht përbën rrezik të madh përkatësisht të shtuar”.

Departamenti i Shtetit kohë më parë ka publikuar se Uashingtoni ka raporte të mira me Rusinë dhe nuk e konsideron si kërcënim as si armik por si “konkurrent inventiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat