Zjarr në shtëpi! Vdesin 6 fëmijët dhe e ëma, babai ia del të shpëtojë - Bota Sot
Zjarr në shtëpi! Vdesin 6 fëmijët dhe e ëma, babai ia del të shpëtojë

Amerika

Zjarr në shtëpi! Vdesin 6 fëmijët dhe e ëma, babai ia del të shpëtojë

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 10:30
Klinton, Misisipi

Të shtunën, një nënë dhe gjashtë fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në Klinton, Misisipi,

Pasi u përpoq të shpëtonte familjen e tij, babai i fëmijëve mundi të dilte jashtë, për t’u dërguar më pas në spital, prej lëndimeve të marra.

Sipas zëdhënësit Mark Jones, fillimisht burri refuzoi të merrte ndihmë mjekësore pa ditur se ç’kishte ndodhur me fëmijët dhe gruan e tij.

Shtëpia e ndërtuar në vitin 1951 u shkrumbua si pasojë e një zjarri që shpërtheu në brendi të saj. Zëdhënësi deklaroi se policia do të  vazhdojë hetimet për të mësuar arsyen që ndikoi në pamundësinë e 7 viktimave për të shpëtuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat