Të shtëna në një supermarket në Arkansas – dy policë të plagosur, vritet sulmuesi

Amerika

Të shtëna në një supermarket në Arkansas – dy policë të plagosur, vritet sulmuesi

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 22:38
Arkansas

Dy oficerë policie u plagosën dhe një person i armatosur u vra të hënën në mëngjes në një shkëmbim të të shtënave me armë në një dyqan Walmart në Forrest City në Arkansas të SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, Shefi i policisë së qytetit Deon Lee tha se njëri prej oficerëve u dërgua në një spital rreth 45 milje (70 kilometra) në lindje në Memfis, ku ai ishte në operacion, dhe prognoza fillestare është “ai do të jetë në rregull”.

Siç bëhet e ditur, oficerët iu përgjigjën pasi dikush thirri policinë për të raportuar një njeri që po bënte kërcënime.

“Për shkak të heroizmit dhe reagimit të policisë, asnjë civil nuk u lëndua”, tha kryetari i Bashkisë Forrest, Cedric Williams.

Zëdhënësi i Walmart, Scott Pope tha se kompania po ndihmonte në hetimin e policisë, por nuk dha komente të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat