Qeveria venezuelase padi ndaj Trumpit

Amerika

Qeveria venezuelase padi ndaj Trumpit

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 14:07
Donald Trump

Qeveria socialiste në Venezuelë njoftoi se do të padisë Qeverinë amerikane, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, shkaku i valës së fundit të sanksioneve ndaj kompanisë shtetërore ajrore, Conviasa.

Presidenti Nicolas Maduro, ka kërkuar nga zëvendëspresidenti dhe ministri i Jashtëm, që të paraqesin padinë kundër qeverisë së Trumpit, për dëmet që iu shkaktuan vendit latin dhe kompanisë.

Të hënën, përkrahësit e Maduros dhe punëtorët e kompanisë kanë protestuar kundër sanksioneve të reja, derisa të premten sanksionet amerikane janë vënë nën arsyetimin se kompania po i end zyrtarët e korruptuar nëpër botë.

Conviasa edhe më herët kishte telashe në veprimtarinë e saj. Në vitin 2012, i ishin ndaluar fluturimet në territorin e Bashkimit Evropian për shkaqe sigurie, e më 2017 iu suspenduan fluturimet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat