Bloomberg-u do ta shesë kompaninë e vet, nëse zgjidhet president i ShBA-së

Amerika

Bloomberg-u do ta shesë kompaninë e vet, nëse zgjidhet president i ShBA-së

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 12:24
Michael Bloomberg

Kandidati për presidenti të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, miliarderi Michael Bloomberg, do ta shesë kompaninë “Bloomberg LP”, me të cilët e krijoi pjesën më të madhe të pasurisë, nëse e fiton garën për Shtëpinë e Bardhë. Kështu tha një zyrtare që është pjesë e fushatës së tij.

Bloomberg-u ka shënuar rritje të shpejtë të përkrahjes në anketa prej kohës kur u bë pjesë e garës brenda Partisë Demokratike në nëntor të vitit të kaluar. Ai do të marrë pjesë në debatin e parë me kandidatët e tjerë sonte në Las Vegas.

Ish-kryetari i Nju Jorkut kishte deklaruar edhe më parë se ka gjasa që ta shesë kompaninë “Bloomberg LP”, nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara. Këtë gjë e konfirmoi zëdhënësja e fushatës së tij, Galia Slayen.

Kjo kompani ofron të dhëna financiare për firmat në “Wall Street”. Ajo është në pronësi private dhe miliarderi Bloomberg e ka pjesën më të madhe të aksioneve. Kompania “Bloomberg LP” është themeluar në vitin 1981.

Sipas një analize, kjo kompani kishte të hyra prej më shumë se 10 miliardë dollarëve gjatë vitit 2019, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat