Presidenti Trump sulmon demokratët nga tubimi në Arizona

Amerika

Presidenti Trump sulmon demokratët nga tubimi në Arizona

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:13
Presidenti Trump gjatë tubimit në Phoenix, Arizona

Duke folur në Phoenix, Presidenti Trump veçoi ish-kryetarin e bashkisë së New York-ut Mike Bloomberg, të cilin e quajti mini-Mike, duke ironizuar performancën e tij në anketime, pasi shpenzoi miliona dollarë për fushatën e tij.

"Ata sapo dolën me një anketim pak kohë më parë, Mini Mike ishte në 15 (pikë) dhe Bernie i çmendur në 31 (pikë) dhe kjo është shumë. Mini Mike sapo shpenzoi 500 milionë, por Komiteti Kombëtar Demokrat do t’ja heqë sërish Bernie-t. Ne nuk kemi problem kë do të nxjerrin, sepse ne do të fitojmë, do të fitojmë dhe duhet të fitojmë", u tha mbështetësve Presidenti Trump.

Trump sulmoi edhe Senatoren nga Masaçusets, Elizabeth Warren, të cilën ai e quajti "Pokahontas", prej pretendimeve të saj në të kaluarën për origjinë nga indianët e Amerikës. Presidenti Trump tha se fushata e saj presidenciale ka ngecur.

Presidenti gjithashtu kritikoi edhe pretendentin demokrat Tom Steyer, i cili nuk u kualifikua për debatin e së mërkurës. Ai e quajti Steyer-in, një kritik të zëshëm të presidentit, një person të pakëndshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat