Nevada, demokratët votojnë të zgjedhin kandidatin për president

Amerika

Nevada, demokratët votojnë të zgjedhin kandidatin për president

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:24
Nevada

Votuesit në shtetin perëndimor të vendit, Nevada po votojnë të shtunën për të zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar në radhët e Partisë Demokrate që do të garojë në zgjedhjet e nëntorit përballë presidentit republikan Donald Trump.

Zgjedhjet në Nevada janë tretat brenda demokratëve pas atyre në Ajoa dhe në Nju Hempshër. Në dallim nga dy shtetet pararendëse me popullsi dërrmuese të bardhë, Nevada është një shtet i larmishëm, ku pothuaj gjysma e popullsisë është e bardhë, ndërsa pjesa tjetër rreth 30 për qind hispanike, 10 përqind afrikano-amerikanë e 10 për qind aziatike.

Zyrtarët e Partisë Demokrate në Nevada shpresojnë të shmangin problemet që u hasën në procesin zgjedhor në Ajoa në fillim të këtij muaji, ku sistemi i numërimitt të vota prodhoi rezultate jo të besueshme.

Zyrtarët e Nevadës hoqën dorë nga planet për të përdorur të njëjtin program kompiutetik që u përdor në Ajoa dhe do të përdorin një sistem që sipas tyre do të eleminojë gabimet njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat