Vaksina e koronavirusit, fillojnë testimet e para nga kompania amerikane

Amerika

Vaksina e koronavirusit, fillojnë testimet e para nga kompania amerikane

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 06:36
Foto ilustrim

Kompania farmaceutike amerikane, Moderna ka dërguar kërkesën për testimin e vaksinës së parë kundër koronavirusit. Sipas Daily Mail, vendimin për nisjen e testimit do e marrin autoritetet qeveritare në SHBA.

Aksionet e kompanisë u ngritën fuqishëm të martën, një ditë pasi kompania tha se ka dërguar vaksinën për testim.

Më shumë se 80 mijë njerëz janë prekur nga shpërthimi i virusit në mbarë botën. Në SHBA janë raportuar 35 raste. Mbi 2600 njerëz kanë humbur jetën.

Vaksina është krijuar për të synuar proteinën në sipërfaqen e virusit, që e lejon atë të pushtojë dhe infektojë qelizat njerëzore. Pavarësisht se do futet në testim, vaksina mund të mos jetë gati edhe për një vit.

Çfarë është virusi? Virusi është një koleksion shumë i vogël me proteina dhe material gjenetik. Në botë ka shumë e shumë viruse dhe një, të cilin shumë njerëz e marrin çdo vit, është influenca, ose gripi, që infekton 10 deri 20 përqind të popullsisë çdo vit.

Si shpërndahet një virus? Diçka si gripi përhapet kur njerëzit teshtijnë ose kolliten dhe virusi shpërndahet nga një person te tjetri. Ose kur lënë materiale të infektuara nëpër sipërfaqe, siç është mukoza e infektuar. Prandaj është shumë e rëndësishme që të lani duart. Ka edhe të tjerë viruse që përhapen nga kontakti direkt, kur njerëzit përqafohen ose puthen. Ka dhe viruse që shpërndahen nga kontakti seksual, siç është HIV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat