Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Amerikë

Amerika

Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Amerikë

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Një person me koronavirus në qarkun King të Uashingtonit ka humbur jetën, tha zëdhënësi i Departamentit të Shëndetit Jamie Nixon.

Guvernatori Jay Inslee konfirmon vdekjen e një burri nga koronavirusi në Uashington përmes një deklarate.

“Ishte një ditë e trishtuar për shtetin tonë që mësuam vdekjen e një personi nga COVID-19. Zemrat jona shkojnë tek familja dhe miqtë e tij. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një ditë ku askush nuk do të vdes nda ky virus.”

“Në partneritet me Departamentin e Shëndetit dhe Departamentin e Menaxhimit të Emergjencave së bashku me partnerët shëndetësor të zonës dhe komunitet, ne jemi duke forcuar përpjekjet për t’iu përgjigjur këtij virusi. Unë jam i përkushtuar të mbaj shëndetësinë e Uashingtonit të sigurtë dhe të informuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat