Dënohet me 72 vjet burgim amerikani që e vrau dhe e betonoi të birin 7 vjeç

Amerika

Dënohet me 72 vjet burgim amerikani që e vrau dhe e betonoi të birin 7 vjeç

Më: 1 mars 2020 Në ora: 11:26
Caden McWilliams

Dënohet me 72 vjet burgim amerikani që e vrau dhe e betonoi të birin 7 vjeç

Një burrë nga Koloradoja në Shtetet e Bashkuara është dënuar me 72 vjet burgim pasi u shpall fajtor për dhunimin dhe vrasjen e të birit 7-vjeçar, trupi i të cilit i gjet i betonuar.

Burri i quajtur Leland Pankey u dënua pasi u shpall fajtor nën akuzën për abuzim të fëmijëve dhe për këtë u dënua me 48 vjet burgim, ndërsa me 24 vjet të tjera burgim u dënua nën akuzën për gjymtim të trupit.

Djali i tij, Caden McWilliams, u vra në vitin 2018. Në këtë rast është akuzuar edhe Elisha Pankey, bashkëshortja e burrit të dënuar, e cila ngarkohet me akuza të ngjashme, shkruan “Independent”.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet me 16 deri në 32 vjet burgim. Dënimi më i lehtë mund t’i vijë për shkak të pranimit për të bashkëpunuar me prokurorët.

Sipas të dhënave, nëna e fëmijës ishte e vetëdijshme për abuzimin e djaloshit dhe kishte thënë se ai ishte mbajtur në një kolibe qeni për disa ditë para se të gjendej i vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat