Vdes personi i parë nga koronavirusi në Kaliforni, shkon në 11 numri i të vdekurve në SHBA

Amerika

Vdes personi i parë nga koronavirusi në Kaliforni, shkon në 11 numri i të vdekurve në SHBA

Më: 4 mars 2020 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Sipas Shëndetit Publik të Qarkut Placer, pacienti ishte i moshuar edhe probleme të mëhershme shëndetësore, raporton Daily Mail.

Zyrtarët shëndetësor thonë se personi kishte të ngjarë se ishte prekur nga koronavirusi në anijen lundruese Princess, e cila udhëtoi nga San Francisco për Në Meksikë gjatë 11 dhe 21 shkurtit.

Pacienti iu kishte ekspozuar minimalisht hapësirave publike pas rikthimit nga mjeti lundrues, sipas zyrtarëve shëndetësor të qarkut.

Pacienti, i cili ende nuk është identifikuar, ishte dërguar me ambulancë për në qendrën mjekësore kryesore në Placer County dhe ishte vendosur në karantinë përpara se të vdiste.

Që nga e mërkura, janë konfirmuar më shumë se 150 raste dhe 11 vdekje në SHBA.

Ndërkohë, numri i rasteve në Uashington është rritur në 10, gjashtë prej të cilëve janë izoluar në një qendër shëndetësore.

Shkalla e mortalitetit në SHBA ka mbërrirë në shtatë përqind, që është më e lartë se niveli i vdekjeve globale prej 3.4 për qind.

Shumica e të vdekurve nga Amerika ishin në moshë të shtyer apo kishin probleme të mëhershme shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat