Joe Biden i del para socialistit Sanders në zgjedhje, tërhiqet miliarderi Bloomberg

Amerika

Joe Biden i del para socialistit Sanders në zgjedhje, tërhiqet miliarderi Bloomberg

Më: 5 mars 2020 Në ora: 00:02
Joe Biden

Joe Biden i fitoi 9 shtete nga 14 sa votonin këtë ‘super të marte’ në zgjedhjet primare partiake për kandidat presidencial nga radhët e demokratëve. Biden arriti të fitojë në Texas fushëbetejë e madhe kjo pasi ky shtet ka numrin më të madh të delegatëve partiak pas shtetit të California. Shteti i madh në bregun lindor pak kush dyshon se do t’i shkoj Biden pasi në masë të madhe mbështetja më e madhe shkon për socialistin Sanders.

Kjo po shihet si rikthim i madh i ish zëvendës presidentit amerikan, Joe Biden që e kishte nisur shumë keq zgjedhjet. Pas fitores bindëse në South Carolina pritej t’i afrohej e të garonte me Senatorin Bernie Sanders, por nuk pritej që të fitonte në Texas, ku sondazhet tregonin se printe socialisti Sanders.

Në Texas kyçe ishin votat e minoriteteve etnike në këtë shtet, ku komunitetet latine-amerikane mbështesin Sanders derisa Biden tradicionalisht e ka mbështetjen e komunitetit afrikano-amerikan.

Çka e ndihmoi atë ishte edhe tërheqja nga gara e pretenduesve të tjerë nga krahu i të moderuarve për emërim si dhe mbështetja për Biden para të martës. Senatorja Kloubuchar nga Minnesota para garës atje e kishte mbështetur atë publikisht dhe ja kishte siguruar këtë shtet.

Kandidati demokrat për president Michael Bloomberg njoftoi të mërkurën se tërhiqet nga gara për të kërkuar emërimin e Partisë Demokrate si kandidat presidencial dhe se do të mbështesë kandidatin Joe Biden.

Njoftimi vjen ndërkohë që gara në Partinë Demokrate është konsoliduar: nga një konkurrencë mes më shumë se 20 kandidatëve në atë mes vetëm dy prej tyre, pas rezultateve të mira të së martës për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe senatorin nga Vermont, Bernie Sanders.

Ai doli shumë mirë kudo në jug, duke fituar në Virginia, South Carolina në Alabama, Oklahoma, Tennessee dhe Arkansas sikurse edhe në Minnesota dhe Massachusetts.

Bernie Sanders fitoi në California, në Colorado, në Utah si dhe në Vermont.

Më shumë se 1300 delegatë përcaktohen në votimet paraprake të Super të Martës, pra rreth një e treta e delegatëve që do të marrin pjesë në Konventën Kombëtare Demokrate që mbahet në korrik.

Tani tek demokratët vijat ndarëse janë të qarta para zgjedhjeve në nëntor, të moderuarit kundër socialistëve. Sanders nuk e kurseu as Biden pas rezultateve- ku si zakonisht Presidenti Trump përflitet si ‘rreziku’ kryesor për amerikanët- e tha se ai po lufton edhe tradicionalët brenda partisë, pasi reforma “nuk bëhet me politika të vjetra”. Pikërisht këto politika i kanë rreshtuar të moderuarit brenda partisë pas një kandidati pasi besojnë se politikat ekstreme të majta nuk kanë mbështetje tek amerikanët.

Ndasitë brenda partisë janë të shprehura hapur tani dhe krahët nuk po i kursejnë kritikat ndaj njëri tjetrit. Krahu i të majtëve dështuan edhe në disa qarqe në garën partiake kur kandidatët e mbështetur nga socialistja më e famshme tek demokratët, Kongresistja Alexandria Ocasio-Cortez nga New York, humbën garën për të rrëzuar kongresistët demokratë tradicional nga posti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat