SHBA, lirohen të burgosurit në tentim për të parandaluar Covid-19

Amerika

SHBA, lirohen të burgosurit në tentim për të parandaluar Covid-19

Më: 19 mars 2020 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Burgjet amerikane do të lirojnë të burgosurit pasi rastet e infeksioneve me koronavirus po raportohen nëpër burgje.

New York City po lëshon të burgosurit të ndjeshëm, tha kryetari i bashkisë të mërkurën, ditë pasi Los Angeles dhe Cleveland liruan qindra të burgosur.

Aktivistët e reformës në burg thonë se ata që janë nëpër burgje kanë më shumë rrezik të preken dhe ta përhapin Covid-19.

Deri më tani në SHBA janë shënuar 9,400 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 152 vdekje nga ky virus.

Në nivel global ka rreth 220,000 raste të konfirmuara dhe mbi 8,800 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat