Kalifornia mbyll shumë biznese nga frika e COVID-19, dyqanet e kanabisit qëndrojnë hapur

Amerika

Kalifornia mbyll shumë biznese nga frika e COVID-19, dyqanet e kanabisit qëndrojnë hapur

Më: 21 mars 2020 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Banorëve të Kalifornisë u është thënë të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe të gjitha bizneset ‘jo të nevojshme’ janë mbyllur.

Por dyqanet që shesin kanabis mesa duket janë cilësuar si të nevojshme, pasi ato janë ende hapur.

Për Los Angeles ‘dyqanet e kanabisiti me një licensë për shitjen e kanabisiti mjekësor’ janë cilësuar si ‘infrastrukturë e nevojshme’ ose ‘operime shëndeti’ dhe nuk do të mbyllen.

Në Kaliforni ka rreth 995 raste të identifikuara me koronavirus dhe 19 vdekje. Shtetet e Bashkuara në total kanë rreth 13,634 dhe të paktën 196 vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat