Turmat mbushin plazhet e Kalifornisë, pavarësisht thirrjes së qeverisë për distancim social

Amerika

Turmat mbushin plazhet e Kalifornisë, pavarësisht thirrjes së qeverisë për distancim social

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:17
Turmat mbushën plazhet e Kalifornisë

Turmat mbushën plazhet e Kalifornisë, parqet dhe kodrat në fundjavën që kaloi duke shkelur urdhrat për të shmangur kontaktin e afërt me njerëzit e tjerë.

Qeveria lëshoi një deklaratë duke urdhëruar 40 milionë banorët e shtetit të qëndronin në shtëpi duke filluar që nga 20 marsi për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Por shumë hapësira publike ishin të mbushura plotë, duke detyruar zyrtarët në disa qytete, të mbyllnin disa prej tyre.

Video dhe foto në rrjete sociale tregojnë grupe njerëzish, teksa qëndrojnë në kontakt të afërt me njëri-tjetrin në zona të famshme dhe plazhe të Los Angeles gjatë fundjavës.

Në përgjigjie me turmat, kryebashkiaku Eric Garcetti lajmëroi në Twitter ditën e djeshme që do të mbyllte zonat sportive, parqet dhe parkingjet pranë plazheve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat