414 tё vdekur dhe mbi 34,000 raste me koronavirus nё SH.B.A

Amerika

414 tё vdekur dhe mbi 34,000 raste me koronavirus nё SH.B.A

Nga: E.B Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:45
Ilustrim

Ekzistojnë të paktën 34.354 raste të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit të CNN Health të rasteve që zbulohen dhe testohen përmes sistemeve të Shëndetit Publik në Sh.B.A.

Të paktën 414 njerëz kanë vdekur. Gjithsej përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara, raporton CNN, transmeton Bota Sot.

Të paktën shtatë shtete kanë 1.000 raste ose më shumë:

New York: 16.887 raste, 114 vdekje

Washington: 2,025 raste, 95 vdekje

New Jersey: 1.914 raste, 20 vdekje

California: 1.488 raste, 32 vdekje

Illinois: 1,049, raste, 9 vdekje

Michigan: 1.035 raste, 8 vdekje

Florida: 1,001 raste, 2 vdekje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat