Nju Jorku si Wuhani: Po ike, 14 ditë vetizolim

Amerika

Nju Jorku si Wuhani: Po ike, 14 ditë vetizolim

Më: 25 mars 2020 Në ora: 09:47
Nju Jork

Disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u kanë kërkuar njerëzve që kanë qenë në New York City apo që do të largohen prej tij që të vetizolohen për 14 ditë përpara se të rifillojnë jetën normale.

Më shumë se 60% e rasteve të reja me koronavirus po dalin nga zona metropole e Qytetit që përfshin edhe Westchester dhe Long Island.

Në mbrëmje, Dr. Deborah Birx tha gjatë takimit të ekipit special për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, se “Mbetemi thellësisht të shqetësuar për zhvillimet në New York City”.

Ajo tha se 31% e vdekjeve në SHBA kanë ndodhur në këtë zonë metropolitane. Asnjë vend tjetër në SHBA nuk ka një kërcim të tillë. “Atyre që janë larguar nga New York-u në ditët e fundit, për shkak të numrit të madh të rasteve, ju mund të jeni ekspozuar përpara se të largoheni”, tha ajo.

Ndërkohë guvernatori Andrew Cuomo tha se sot se numrat do të vijojnë të rriten dhe se kulmi mund të jetë ende 14 apo 21 ditë larg.
Një pjesë e mirë e ndihmave federale me mjete mjekësore, sidomos respiratorë, po edhe maska e doreza plastike për mjekët po drejtohet pikërisht nga ky shtet, për shkak të nevojës urgjente për ndihmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat