​Në SHBA, 55.000 të infektuar nga koronavirusi - Bota Sot
​Në SHBA, 55.000 të infektuar nga koronavirusi

Amerika

​Në SHBA, 55.000 të infektuar nga koronavirusi

Më: 25 mars 2020 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të infektuarve nga koronavirusi po rritet me shpejtësi, duke tejkaluar shifrën 55.000, ndërsa numri i vdekjeve është rreth 800.

Këshilltari i nivelit të lartë i Shtëpisë së Bardhë, Eric Ueland ka njoftuar një ndihmë masive 2 trilionë dollarë për ekonominë, raporton AP.

Plani do të mbështesë bizneset gjatë krizës dhe familjet do të marrin ndihmë prej 1,200 dollarësh për të rritur dhe 500 dollarë për fëmijë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se ai do që vendi të hapet dhe të presë me gëzim festën e Pashkëve më 12 prill, por deklarata e tij është në kundërshtim me thirrjet e zyrtarëve shëndetësorë për të forcuar kufizimet në lëvizjen e njerëzve.

Shkencëtarët dhe politikanët e tjerë amerikanë kanë paralajmëruar se më e keqja nuk ka ardhur ende.

Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Dre jtat e Njeriut Michelle Baschel u bëri thirrje qeverive të sigurohen që të burgosurit të mos ekspozohen ndaj rrezikut të koronavirusit.

Baschell tha që virusi mund ‘të egërsohet' në burgjet, qendrat e imigracionit dhe spitalet psikiatrike. Në disa vende, përfshirë SHBA, ka pasur trazira në burgje. Shumë zyrtarë kanë sugjeruar kufizime dhe pushime të përkohshme për të burgosurit për të lehtësuar mbipopullimin e burgjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat