SHBA/ Ligjvënësit, masa për të ndihmuar ekonominë e goditur rëndë nga koronavirusi - Bota Sot
SHBA/ Ligjvënësit, masa për të ndihmuar ekonominë e goditur rëndë nga koronavirusi

Amerika

SHBA/ Ligjvënësit, masa për të ndihmuar ekonominë e goditur rëndë nga koronavirusi

Më: 26 mars 2020 Në ora: 06:00
Ilustrim

Ligjvënësit amerikanë pritet të miratojnë këtë javë një paketë ekonomike të paprecedent, për të mbështetur një ekonomi amerikane githnjë e më të paralizuar nga përpjekjet për të frenuar koronavirusin. Tregjet e aksioneve ranë përsëri në masë të konsiderueshme në fillim të javës, pas humbjeve të javës së kaluar që eliminuan pothuajse gjithë rritjen e regjistruar gjatë presidencës së Doanld Trumpit, ndërsa aktiviteti publik në gjithë vendin ka ndalur.

Me fabrikat, bizneset, restorantet dhe shkollat të mbyllura dhe industry të tëra të paralizuara, punonjësit po përballen me humbje vendesh pune, shkurtim orësh apo të punojnë të sëmurë nëse nuk kanë leje.

Paketa ekonomike 2 trilionë dollarëshe që pritet të miratohet nga dy dhomat e Kongresit këtë javë, do të ketë ndikim direkt tek populli amerikan, tha të mërkurën udhëheqësi i pakicës demokrate në senat, Chuck Schumer dhe në muajt në vazhdim “mund të sjellë ndryshimin mes të ushqyerit dhe urisë, mes të mbijetuarit në këtë kohë papunësie dhe rrënimit financiar”.

Paketa e ndihmës synon nxitjen e ekonomisë amerikane duke siguruar pagesa të drejtpërdrejta për më shumë se 90 për qind të amerikanëve dhe një grup të gjerë biznesesh, që do t’i ndihmonte ato të përballonin efektet e tanishme dhe në rritje të pandemisë. Shumica e familjeve katër anëtarëshe amerikane do të merrnin 3 mijë dollarë, me paketën e ndihmës që do të krijojë program të huave prej 500 miliardë dollarësh për bizneset, qytetet dhe shtetet dhe 350 miliardë dollarë më shumë për të ndihmuar bizneset e vogla të paguajnë rrogat në një kohë kur ka një kërkesë në rënie për prodhimet dhe shërbimet e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat