Rritet bilanci me Covid-19 në SHBA: 1,036 viktima dhe 68,573 të infektuar

Amerika

Rritet bilanci me Covid-19 në SHBA: 1,036 viktima dhe 68,573 të infektuar

Më: 26 mars 2020 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Koronavirusi ka shkaktuar 1,036 viktima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë 68,573 raste të koronavirusit janë raportuar në 50 shtetet dhe në Uashington.

SHBA ka shpallur një emergjencë kombëtare dhe po konsideron masa gjithëpërfshirëse financiare për të përmirësuar ekonominë.

Senati kaloi një paketë stimulimi prej 2 trilion dollarë të mërkurën në mbrëmje ndërsa koronavirusi kërcënoi të hidhte ekonominë e SHBA në një recesion të afërt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat